Lajme

Profesori amerikan: Lavrov i dha puthjen e vdekjes ‘Ballkanit të Hapur’

06/07/2022 15:46
nga:G B

Profesori amerikan Edward P. Joseph ka reaguar për deklaratat e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e falënderon Lavrovin që i dha puthen e vdekjes ‘Ballkanit të Hapur’, raporton Gazeta Blic.

“Ashtu si falënderimi që shkon për Putinin për ‘freskimin’ e NATO-s, komplimente për Sergei Lavrov që i dha puthjen e vdekjes iniciativës Ballkanit të Hapur”, ka shkruar ai.

Joseph ka shtuar se Open Balkan është njësoj si Bota Serbe, derisa Vuçiq dëshiron ta shfrytëzojë këtë për përfitime politike.

“Ballkani i Hapur është ftesë e hapur për Vuçiqin që të shfrytëzojë madhësinë ekonomike të Serbisë për përfitime politike – pa kufizime politike apo vlera të BE-së. Open Balkan = ‘Bota Serbe’ nëpërmjet tregut për fqinjët më të vegjël të Serbisë”, ka thënë ai./Gazeta Blic/