Lajme

Çmimet e derivateve të naftës në rajon, vetëm në Shqipëri më të larta se në Kosovë

06/07/2022 15:57
nga:Astrit Gashi

Çmimet e derivateve të naftës janë rritur në të gjitha vendet e rajonit dhe vala e fundit e rritjes së çmimeve nuk e ka anashkaluar as Kosovën, shkruan GazetaBlic.

Në pikat e ndryshme të karburanteve në Kosovë çmimet e karburanteve po sillen prej 1.76 cent deri në 1.81 cent.

Në krahasim me shtetet tjera të rajonit, çmimet e derivateve të naftës më të larta se në Kosovë janë vetëm në Shqipëri, ku një litër naftë kushton 1.95 cent. ndërsa një litër benzinë kushton 1.93.

Për momentin, çmimi më i lirë i derivateve të naftës është në Mal të Zi, ku një litër naftë kushton 1.57 cent, ndërsa një litër benzinë kushton 1.64 cent. Në Maqedoni një litër naftë kushton 1.66 cent, ndërsa një litër benzinë 1.79 cent.

Në Serbi një litër naftë kushton 1.75 cent, ndërsa një litër benzinë kushton 1.63 cent.

Më herët, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha për GazetaBlic se rritja e çmimeve ka ardhur si rezultat i lëvizjes së madhe në berzën Ndërkombëtare.

“Sa i përket rritjes së çmimeve dhe se a do të ketë akoma rritje nuk mund të themi asgjë, pasi që ka lëvizje të madhe në berzën Ndërkombëtare”, deklaron ai.

Sipas tij, ani pse çmimet janë shumë të larta krahas gjendjes ekonomike, stabilizim tregu do të ketë pasi të përfundon lufta Rusi-Ukrainë.

“Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilen e kanë qytetarët, por rritja e derivative është duke ndodhur në tërë globin, jo vetëm tek ne. Stabilizim të tregut do të kemi pasi të përfundon lufta Rusi-Ukrainë”, thotë Berjani.