Pochettino ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2023. Megjithatë, pothuajse çdo javë shkruhet se eksperti argjentinas do të largohet nga pankina e klubit parisien me të cilin fitoi kampionatin francez këtë sezon, por eliminua nga Champions League nga Real Madrid. Në një intervistë për Esport3, 50-vjeçari ka folur për të ardhmen e tij.
“Ka shumë zëra. Më shkarkojnë çdo javë. Për të punuar në një klub si PSG, duhet të jesh një trajner i madh. Pas një viti e gjysmë në klub, e konsideroj veten një nga më të mirët. Unë studioj çdo ditë në një dhomë zhveshjeje plot me yje të mëdhenj”, tha Pochettino.
“PSG e ka synim kryesor triumfin në Champions League, por klubi është shumë i padurueshëm. Besoj se do të gjejmë një mënyrë që lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit të punojnë së bashku”, tha Pochettino, duke komentuar më pas qëndrimin e Mbappes në Paris.
“Në asnjë moment ai nuk tha se e mori vendimin. Ai po thoshte të vërtetën. Ai vendosi të qëndronte vetëm javën e kaluar,” tha ai.
/GazetaBlic Sport


