Sporti

Promotori i Fury konfirmon se ‘Gypsy King’ do të rikthehet për “duelin e madh”

06/07/2022 08:47
nga:Genita C

Tyson Fury kishte thënë se i ka dhënë fund boksit profesionist, pas fitores ndaj Dillian Whyte.

Ylli britanik vazhdon të jetë i pamposhtur në peshat e rënda të boksit. Pas meçit të fundit, Fury tha se nuk do të kthehet më në ring.

Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë promotori i tij, Bob Arum, i cili ka thënë se boksieri do të kthehet në ring për duelin e madh që unifikon titujt e kampionit.

“Fury është i pensionuar dhe ai do të jetë i pensionuar derisa të vjen një ofertë për event tjetër të madh, pastaj ai del nga pensionimi”, ka thënë Arum, transmeton lajmi.net.

“Epo, mendoj se Fury do të pres për të parë se si shkon dueli i Joshua dhe Usyk, pastaj ai do të vendos nëse dëshiron të vazhdojë. Përveç duelit me fituesin e Joshua-Usyk, nuk ka diçka tjetër që i intereson Furyt”, shtoi promotori i boksierit.

Fury mban titullin e kampionit të WBC, por synon t’i unifikojë titujt e peshave të rënda nëse një mundësi e tillë i shfaqet.