Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes: Veteranët po manipulohen nga partitë politike

06/06/2022 23:02
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka theksuar se çështja e veteranëve nuk merr fund me Ligjjn për Pagën Minimale, raporton Gazeta Blic.

”Veteranët po manipulohen nga partitë politike”, tha ai në emisionin Politiko në Kanal 10.

Sipas tij, veteranët po manipulohen nga AAK, PDK e PSD.

Sipas Dugollit veteranët në takimin me Kryeministrin Kurti, më shumë janë marrë me politikë dhe me Gjykatën Speciale, se sa me të drejtt e tyre.

Pas kësaj, ka reaguar veterani i UCK-së Chavdet Qeriqi i cili tha se Qeveria Kurti nuk i ka marrë seriozisht kërkesat e tyre, raporton Gazeta Blic.