Lajme

Haradinaj takohet me ambasadorin amerikan, ja për çka biseduan

06/06/2022 17:45
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, e veçanërisht për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se miqësia mes dy vendeve është e përjetshme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot në një takim me Ambasadorin e SHBA, Hovenier, diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të posaçëm për nevojën e normalizimt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Miqësia mes dy vendeve tona është e përjetshme.