Mbytet një burrë në lumë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”.
Durim Murrani 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për t’u larë në lumë.
Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej.
Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


