Lajme

Rama shpreh ngushëllime për personin që vdiq pasi e zuri druri që u rrëzua

06/06/2022 17:20
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllime për familjen e personit që vdiq pasi e zuri pema në kryeqytet, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje për kujdes nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.

Postimi i tij i plotë:

Me shumë keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së një qytetari si pasojë e dëmeve nga stuhia që përfshiu sot Kryeqytetin.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e të ndjerit, dhe të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Njëkohësisht, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga rreziqet potenciale që mund të shkaktohen nga moti i keq i paralajmëruar për ditët në vijim.