Ish gjenerali i FSK-së Afrim Veseli, ka reaguar për protestën e veteranëve, derisa ka thënë se veterani nuk e dëmton objektin e qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai ka të drejtë që të bëjë vetëvrasje që qeveritarët të bëjnë jetë luksoze, derisa ka shtuar se a ka Zot t’i shohë fëmijët e veteranëve se si jetojnë dhe ëndrrat e tyre nuk ju plotësohen kurrë.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Veterani nuk e dëmton objektin që ju të akomodoheni mirë e sa më mirë. Veterani edhe nëse mbetet i uritur, edhe nëse fëmija i tij s’ka para për shkollim, s’ka dert, ai duhet të heshtë.
Ai ka të drejtë të bëjë vetëvrasje. Që një pjesë e Juaja dhe të soji të njëjtë, ta jetoni jetën luksoze, duke filluar nga gardaroba, vetura, banesa e shtëpia, deti verës e skijim dimrit.
Veterani të vdes, apo ma mirë të bënë vetë vrasje si deri më tani?! apo ose të heshtë.
A thua a ka zot?!
A ka zot t’i shohë fëmijët tuaj dhe fëmijët e shumë veteranëve dallimin se si jetojnë, cilat shkolla shkojnë, apo hejjj ëndrrat e realizuara të fëmijëve tuaj dhe ëndrrat e fëmijëve të veteranëve që kurrë s’do ju plotësohen.
Dhe dikush nga Ju të dal e të ju fletë për atdhe dashuri, se si objektet duhen ruajtur?!
Hejj ironi, djallëzi, apo me emër të saktë ooo të turpëruar.
Albin Kurti, po të betohem tani as veten s’je kah e njeh.
E pse nuk e di.
Veterani të ofendohet? Të shahet?
Mosni njerëz, se sot frymoni pikërisht pse atdheu ka veteran.
I mbuloftë turpi i jetës dhe mos paqi qetësi kurrë në shtëpitë e juaja Ju dhe secilin që veç një fjalë ofenduese ua drejton veteranëve të lirisë.


