Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë thirrje për kujdes nga qytetarët, për shkak të erërave dhe shiut, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë që ekipet e shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve.
Postimi i tij i plotë:
Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve!


