Lajme

Tragjike: Humb jetën 30-vjeçari që e zuri pema në Prishtinë

06/06/2022 15:49
nga:G B

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në Prishtinë, pasi e ka zënë një pemë që u rrëzua nga era në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Policia ka njoftuar se një grua është e lënduar rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.