Lajme

Kadrijaj e AAK-së: Qeveria të ndalë diskriminimin ndaj veteranëve

06/06/2022 12:08
nga:N M

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka dalur në përkrahje të veteranëve të UÇK-së, në kërkesën e tyre për përfshirje në Ligjin për Pagën Minimale.

Kadrijaj ka thënë se projektligji i propozuar nga Qeveria e Kosovës, cili parasheh largimin e veteranëve nga rritja e pensionit, diskriminon këtë kategori dhe disa kategori të tjera sociale.

Sipas Kadrijajt, ligji aktual e specifikon që pensioni i veteranit të UÇK-së është i barabartë me pagën minimale, çdo vendim tjetër është diskriminues.

“Veteranët i dhanë gjithçka për të ardhur deri te liria, trajtimi që po i bëhet atyre nga kjo qeveri është i pandershëm”, shkroi Kadrijaj në profilin e saj në rrjetin social, Facebook.

“Me ta, sot e për mot”, Hardinaj mbështet veteranët