Lajme

“Me ta, sot e për mot”, Hardinaj mbështet veteranët

06/06/2022 11:24
nga:Gazeta Blic

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një fotografi, ku ka shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.

Protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së ka eskaluar pasi të njëjtit kanë hyrë në oborrin e Kuvendit duke tentuar të hyjnë edhe brenda ndërtesës, mirëpo janë ndaluar nga forcat e shumta policore.