Lajme

Pas fjalimit, veteranët futen në oborrin e Kuvendit

06/06/2022 10:48
nga:Q R

Veteranët e UÇK-së, janë futur në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

U.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se ligji për pagën minimale nuk duhet të votohet në Kuvend, duke shtuar se nëpërmjet këtij ligji tentojnë t’i largojnë veteranët.

“Duhet të protestojmë për vlerat e asaj lufte, ne kishim takim me pushtetin dhe i kemi treguar qëndrimet tona”, shtoi ai.

Organizatat po shprehin pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.

Pakënaqësitë për pagën minimale, Klinaku: Jemi injoruar nga institucionet dhe u detyruam që kërkesat tona t’i paraqesim në rrugë