Lajme

Kurti niset për në Britani të Madhe, do të takohet me sekretaren britanike për Punë të Jashtme

06/06/2022 09:57
nga:N M

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar në Britani të Madhe, ka njoftuar zyra për media e kryeministrisë, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimin, gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

“Në mesin e tyre, ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge.

Britania do të dërgojë raketa me rreze të gjatë në Ukrainë