Lajme

Vetura godet biçiklistin në Prizren

06/06/2022 09:27
nga:Q R

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person duke e drejtuar veturën e tij ka shkaktuar një aksident duke e goditur një biciklist.

Rasti ka ndodhur të dielën në Prizren ndërsa mësohet se viktima është dërguar në tretman mjekësor.

“Rr.Ismet Jashari Kumanova, Prizren 05.06.2022-19:24. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur biciklistin viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në njoftim, përcjell GazetaBlic.