Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia me rezultatin 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri në Ligën e Kombeve.
Tifogrupi i Kosovës, Dardanët kanë reaguar pas kësaj humbje, ku shkruajnë se kush nuk e ndjen fanellën le të lëshojë rrugë, përcjell GazetaBlic Sport.
Më poshtë keni reagimin e plot të Dardanëve:
“Ndeshja me Greqinë nuk përfundoi ashtu siç deshëm ne, por kjo nuk duhet të na shtyjë të demoralizohemi dhe të dorëzohemi para kohës. Luftëtarët besojnë deri në betejën e fundit. Kjo ishte vetëm e dyta, e që u humb në mënyrë të hidhur.
Fanella duhet të ndjehet, e vërtetë. Kush nuk e ka kuptuar, le ta kuptojë ose le të lëshojë rrugë.
Mirëpo, ne do të jemi gjithmonë në përkrahje të lojtarëve, deri kur të marrim rezultatet e dëshiruara, të cilat do të këndellin drejt objektivit që synojnë: pozitën e parë në renditje tabelare.
Besimi nuk ka humbur. Së bashku do t’ia dalim!
Ringrituni Dardanë. Forca!”, shkruajnë Dardanët.
/GazetaBlic Sport/


