Lajme

Anulohet vizita e ministrit të Jashtëm rus Lavrov në Serbi

06/05/2022 23:47
nga:Gazeta Blic

Është anuluar Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi.

Kjo pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e tij, tha një burim i lartë i ministrisë së jashtme ruse për agjencinë e lajmeve Interfax të dielën.

Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se ”Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për aeroplanin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën”