Sporti

Kosova-Greqia, formacionet zyrtare

06/05/2022 19:21
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Greqinë.

Kosova dhe Greqia ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Dardanët kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Qipros në udhëtim me rezultatin 0-2, kurse grekët poashtu kanë arritur triumf në duelin e parë ndaj Irlandës Veriore me rezultatin 0-1.

Pak para ndeshjes së sotme janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Loshaj dhe Zeneli do të startojnë nga minuta e parë.

Ja përbërjet:

Kosova: Muric, Lirim Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Loshaj, Fazliji, Zhegrova, Zeneli, Rashica, Muriqi.

Greqia: Vlachodimos, Tsimikas, Hatzidiakos, Mavropanos, Baldock, Mantalos, Kourbells, Bakasetas, Masouras, Glakoumakis, Liminios.

/GazetaBlic Sport