Sporti

Rafael Nadal i pandalshëm, fiton ndaj Ruud dhe shpallet kampion i Roland Garros

06/05/2022 17:39
nga:Lorik J

‘Mbreti i Rërës’, Rafael Nadal ka fituar një tjetër titull ‘Grand Slam’.

Titulli i 22 Grand Slam për Rafael Nadal vjen pas triumfit në Roland Garros (për herë të 14), shkruan lajmi.net.

Reketi spanjoll mposhti në finale norvegjezin Casper Ruud, me rezultatin 3:0 në sete (6:3, 6:3 dhe 6:0).

Nadal kaloi nëpër filtrat e Zverev e Djokovic, para se të vinte në finalen e madhe.

Spanjolli është reketi me më së shumti tituj Grand Slam të fituar – tashmë 22.

Nadal kurrë nuk ka luajtur në pesë sete në finale të Roland Garros, duke fituar shtatë herë në katër sete dhe pjesën tjetër në tri.