Lajme

Haradinaj pas rizgjedhjes për kryetar të AAK-së: Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe votën plebishitare që ta udhëheq Aleancën

06/05/2022 17:16
nga:Astrit Gashi

Kryetari i rizgjedhur i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur pasi që Delegatët e Kuvendit të IX Zgjedhor të AAK-së e rizgjodhën atë si kryesues të partisë për një mandat tjetër katërvjeçar, raporton Gazeta Blic.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe votën plebishitare që ta udhëheq Aleancën edhe për katër vitet e ardhshme”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se ëhtë i lumtur që në këtë kuvend u morën disa vendime shumë të rëndësishme që do të kenë efekt të jashtëzakonshëm në jetën politike, jo vetëm të Aleancës.

“Asociacioni i komunave të Aleancës, depërtimi i organizimit tonë në çdo vendbanim të Kosovës dhe trupat e ekspertëve në fushat më të rëndësishme, janë përgjigja më e mirë e Aleancës ndaj oportunistëve dhe popullistëve në skenën politike të këtij vendi. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me frymën e unitetit që sot e pashë në Kuvendin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleancë, na priftë e mbara!”, theksoi Haradinaj.