Sporti

Van de Beek do të rikthehet te Manchester United – Ten Hag e dëshiron holandezin në ekip

06/05/2022 15:00
nga:E K

Mesfushori holandez, Van de Beek pritet të rikthehet në Old Trafford.

Van de Beek nuk ishte pjesë e planeve të United nën urdhërat e Solskjaer dhe Rangnick, megjithatë situata ka ndryshuar me ardhjen e Erik Ten Hag, shkruan GazetaBlic Sport.

Raportohet se holandezi do të luajë rol kyç në skuadrën e drejtuar nga ish trajneri i Ajaxit.

Van de Beek ka punuar edhe më parë nën urdhëratë e trajnerit holandez, sa ishte pjesë e Ajaxit, sezonin e ardhshëm do të jenë së bashku sërish.

/GazetaBlic Sport.