Ministria e Shqipërisë për Evropë dhe Punë të Jashtme ka mohuar se vendi ka dorëzuar një dokument non-paper në Komitetin e Ministrave të KE, për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në organizatë, por vetë “dokumenti e mohon qëndrimin e shqiptarëve, këmbëngulë mediumi serb, Kosovo Online, përcjellë Gazeta Blic.
Në dokumentin, në të cilin Kosovo Online kishte qasje, thuhet se ky “dokument shpërndahet me kërkesë të Shqipërisë”, insiston ky portal.
“Një dokument i shpërndarë me kërkesë të Përfaqësuesit do të jetë përgjegjësi vetëm e përfaqësuesit në fjalë, pa cenuar pozicionin ligjor apo politik të Komitetit të Ministrave”, thuhej në parashtresë.
Përveç Shqipërisë, edhe konsulli i Kosovës në Strasburg ua përcolli dokumentin shumicës së misioneve të përhershme në Këshillin e Evropës.
Në dokumentin, i cili iu dorëzua misioneve të përhershme katër ditë më parë, thuhet se aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tashmë është mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i shteteve anëtare.
“Republika e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se aplikacioni i saj për anëtarësim tashmë është mbështetur nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të KE-së. Bisedimet e fundit me anëtarët e Asamblesë Parlamentare (PACE) gjithashtu kanë treguar mbështetje të fortë për një anëtarësim të tillë”, thuhet në dokument, ku nënvizohet se Kosovën si shtet e njohin 74 për qind të vendeve anëtare të kësaj organizate ndërkombëtare”, përcjellë Gazeta Blic.
Ata shtojnë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk do të ndikojë në vendimet e shteteve që nuk e njohin Kosovën.



