Sporti

Liverpool gjen zëvendësuesin e Mane – Pulisic në radarin e Jurgen Klopp

06/05/2022 11:05
nga:E K

Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Senegalezi po flitet që të përfundojë në Bayern Munich, ku këta të fundit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool është vënë menjëherë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Siç raporton, Christian Falk, “The Reds” po kërkojnë sulmuesin amerikan të Chelsea, Pulisic i cili shihet si zëvendësuesi adekuat i senegalezit.

/GazetaBlic Sport/