“Dardanët” do të përballen me kombëtare e Greqisë ditën e sotme, takim ky që zhvillohet në ora 20:45.
Kosova do jetë nikoqirë në ndeshjen që luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve të kategorisë C, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas fitores në ndeshjen hapëse të grupit 2 në Ligën C të Nations League ndaj Qipros, Dardanët kërkojnë ta vazhdojnë serinë e mirë në “Fadil Vokrri”, ndaj Greqisë që poashtu ka fituar ndeshjen e parë të tyre ndaj Irlandës Veriore.
Greqia konsiderohet favorit i këtij takimi. Kompanitë e basteve i kanë dhënë kuotën 2.3 grekëve për fitore, përkundër Kosovës që ka kuotën 3.2.
Nga 4 takimet e mëparshme të zhvilluara mes Kosovës dhe Greqisë, këta të fundit kanë bilanc më të mirë duke fituar një ndeshje dhe 3 barazime, kurse Kosova ende pret për një fitore ndaj helvetikëve.

Para ndeshjes janë zbuluar formacionet e mundshme.
Ja 11’shet që priten të startojnë:
Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Loshaj, Idrizi; Zhegrova, Muriqi, Rashica.
Greqia: Vlachodimos; Rota, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Kourbelis; Limnios, Bakasetas, Masouras; Giakoumakis.
/GazetaBlic Sport/


