Sporti

Lewandowski dëshiron t`i bashkohet me çdo kusht Barcelonës

06/04/2022 20:57
nga:E K

Robert Lewandowski kërkon të provojë një eksperiencë të re dhe këtë ia ka shprehur edhe drejtuesve të Bayern Munich.

Polaku ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, që duhet të marrin një vendim se çfarë do të bëjnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, ylli polak dëshiron të transferohet drejt ‘Camp Nou’ me çdo kusht.

Mediat e huaja madje raportojnë që polaku ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të nëshkruar kontratë 3 vjeçare.

/GazetaBlic Sport/