Lajme

Arrestohen 9 persona për prerjen e drunjëve në parkun e Sharrit

06/04/2022 18:16
nga:Genita C

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se sot janë arrestuar nëntë persona në fshatin Berevce të Shtërpcës për prerje ilegale të drunjve në Parkun Nacional “Sharri” dhe janë konfiskuar pesë traktorë dhe disa motosharra e sasi drunjësh.

“Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar 9 persona , të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motosharra dhe sasi e drunjtëve. Rasti është cilësuar Vjedhje e pyjeve”, thuhet në fund.