Presidenti Ilir Meta firmosi sot dekretin për lirimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës, Bajram Begaj.
Meta e firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begaj, nga Stambolli, ku ndodhet për vizitë.
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.
Bajram Begaj u propozua dje nga Partia Socialiste për President të Republikës.


