Sporti

Kosova U21 përballet sot me Andorën, “Dardanët” kërkojnë vetëm fitoren

06/04/2022 11:58
nga:Mergim Rreci

Djelmoshat e Kosovës U21 zbresin sot në fushë.

“Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e parë në muajin qershor, atje ku do të përballen me kombëtaren e Andorës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të zhvillohet në Estadi Nacional me fillim nga ora 18:00.

Kosova pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara në këtë grup ka grumbulluara tetë pikë dhe ndodhet në vendin e pestë, ku me një fitore eventuale kalojnë në të tretin.