Frenkie de Jong zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e fituar nga Holanda ndaj Belgjikës (4-1), në një ndeshje për Ligën e Kombeve.
Mesfushori shpjegoi se arsyeja për këtë është se në kombëtare luan në një pozicion të ndryshëm nga ai që luan tek Barcelona, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në ekipin kombëtar, unë luaj shumë ndryshe nga mënyra se si luaj në Barcelonë. Këtu mund të tregoj versionin tim më të mirë. Më pëlqen të jem lojtari i parë që merr topin nga mbrojtësit dhe më pas bëj lidhjen me sulmin”, ka shpjeguar mesfushori duke folur për NOS.


