Zyrtarët e Bayernit kanë filluar të dorëzohen para largimit të Robert Lewandowskit.
Sipas Bild, golashënuesi polak është i vendosur për t’u larguar nga Mynihu, drejtuesit kanë frikë se lojtari do të përdorë klauzolën 17 të FIFA-s dhe do të paguajë pagën e vitit për t’u larguar, kështu që ata pranojnë të negociojnë largimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi gjerman synon të marrë të paktën 40 milionë euro për të negociuar largimin e polakit.
Barcelona do të jetë skuadra e vetme deri më tani që do të ketë paraqitur një propozim për Lewandowskin me vlerë 32 milionë euro.
Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport/


