Lajme

Kryeziu kërkon që Liburn Aliu të jap dorëheqje dhe të pezullohet këshilltari i tij

06/03/2022 21:42
nga:Genita C

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka komentuar intervistën e fundit të Ministrit, Liburn Aliut pas skandalin korruptiv, ku dyshohet se është përfshirë këshilltari i tij, raporton GazetaBlic.

Sipas Kryeziut, Aliu duhet të pezullojë nga puna Florent Ramqaj dhe të jap dorëheqje nga posti i ministrit.

“Por para se të dilte në TV, ministri duhet të kishte ndërmarrë disa veprime që tregojnë përgjegjësi publike dhe forcojnë vlerat dhe standardet në luftën kundër korrupsionit.
Së pari, ai duhet të suspendojë këshilltarin e tij të përfshirë në aferën korruptive.
Edhe së dyti pas pezullimit të këshilltarit, të jep dorëheqjen nga posti i ministrit.
Ky është standardi minimal për të lejuar institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me integritet dhe të paprekur”, shkruan Kryeziu.

POSTIMI I PLOTË:

Ministri Liburn Aliu sonte paska vendosur të jetë musafir në studio në T7, ndoshta pas skandalit të fundit korruptiv të publikuar nga media Nacionale.
Por para se të dilte në TV, ministri duhet të kishte ndërmarrë disa veprime që tregojnë përgjegjësi publike dhe forcojnë vlerat dhe standardet në luftën kundër korrupsionit.
Së pari, ai duhet të suspendojë këshilltarin e tij të përfshirë në aferën korruptive.
Edhe së dyti pas pezullimit të këshilltarit, të jep dorëheqjen nga posti i ministrit.
Ky është standardi minimal për të lejuar institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me integritet dhe të paprekur.
Pozita e ministrit është më së paku përgjegjësi partiake dhe ministri duhet të marrë masa bazuar në përgjegjësitë publike dhe jo në bazë të diskursit të anëtarëve të partisë së tij. Ndryshe si ministër për ti shërbyer qeverisjës transparente, duhet të jetë në media dhe herë të tjera, e jo vetëm kur dalin në shesh afera korruptive.
Mirëqeverisja, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit nuk krahasohen me të shkuarën e qeverive të mëparshme, por me standardet që garantojnë qeverisjen e mirë.
Tani shpifjet, shantazhet, e vërteta apo e drejta e pafajësisë, nuk vendosen më nga deklaratat politike dhe publike, por nga institucionet e drejtësisë.

 

Aliu për këshilltarin e tij: Gjejeni një fakt të vetëm që Ramqaj lidhet me skandalin dhe ai do të shkarkohet