Vedat Muriqi është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit maj në La Liga.
Sulmuesi kosovar ka qenë një nga protagonistët kryesor te Mallorca që siguruan mbijetesën në javën e fundit të La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.
Muriqi asistoi në golin e parë në fitoren vendimtare të Mallorcas ndaj Osasunas me rezultat 0-2.
Pas këtij suksesi, La Liga i ka dedikuar një postim në Instagram, sulmuesit kosovar.
“Një PIRAT vendimtar, hero i Mallorcas. Vedat Muriqi është lojtari më i mirë i muajit maj në LaLiga Santander!”, thuhet në postimin e La Ligas.



