Lajme

Dalin detaje të reja: Kush janë dy të arrestuarit që u kapën me mbi 90 kg drogë

06/03/2022 20:39
nga:Genita C

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion ku u zbuluan mbi 90 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe u arrestuan dy persona.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se aksioni u zhvillua në fshatin Tupec të komunës së Prizrenit, ndërsa personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Lajmin për aksionin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

 

Aksion i madh i policisë − kapen 90 kilogram marihuanë dhe arrestohen dy persona