Është publikuar një listë e pretenduar e largimeve nga Paris Saint-Germain, me emrat e lojtarëve që Kylian Mbappe do të kishte kërkuar që ata të mos qëndronin tek klubi.
Mes emrave janë emrat e trajnerit Mauricio Pochettino, mesfushorit portugez Danilo Pereira e deri te braziliani Neymar, transmeton GazetaBlic Sport.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Mbappe ka sqaruar me një fjalë: “Fake”, që do të thotë se kjo gjë është dezinformatë e shpikur.



