Rusia nuk është e befasuar nga sanksionet e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe mbetet e bindur se kufizime të tilla vetëm sa përkeqësojnë situatën ekonomike globale dhe ndikojnë në disponueshmërinë dhe sigurinë e ushqimit në botë, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov.
“Ne nuk jemi të befasuar nga kufizimet e reja,” tha ambasadori, duke i përshkruar ato si “një konfirmim tjetër i histerisë rusofobike të Washingtonit”, raporton TASS


