Lajme

Plagosje me thikë në Deçan, arrestohet i dyshuari

06/03/2022 09:10
nga:Astrit Gashi

Një person është therur me thikë në Deçan.

Policia bën me dije se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Rasti është nën hetime.