Lajme

Vazhdon kontrollimi i bagazheve në aeroplanin e dyshuar për bombë

06/03/2022 01:11
nga:Gazeta Blic

Po vazhdon kontrollimi i bagazheve të pasagjerëve të kompanisë Wizz Air në pistën e aeroportit “Adem Jashari”, pas njoftimit se aty mund të jetë vendosur një mjet shpërthyes.

Ky aeroplan destinacion kishte Romën e Italisë, ku nisja ishte planifikuar të bëhej në ora 22:25, por për shkak të rrethanave të krijuara vazhdon të mbetet ende në Kosovë, teksa pasagjerët i kanë larguar nga aeroplani.