Lajme

Lajçak lajmërohet pas takimit me Vuçiqin

06/02/2022 19:30
nga:Q R

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një diskutim të rëndësishëm për dialogun, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një cicërime në twitter, ai ka bërë të ditur se takimi mes tyre është zhvilluar në Bratisllavë në margjinat e forumut ”GLOBSEC2022”.

”Sot në Bratisllavë në margjina të GLOBSEC2022, u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm edhe një tjetër diskutim të rëndësishëm për dialogun”.