Sporti

Juventus “i prish punë” Arsenalit, hyn në garë për Gabriel Jesus

06/02/2022 19:02
nga:E K

Juventus po mendon për përforcimin e fazës së sulmit.

“Zonja e Vjetër” dëshiron që të përgaditen sa më mirë për sezonin e ri të Serie A, shkruan GazetaBlic Sport.

Targeti kryesor i skuadrës nga Torino është Gabriel Jesus.

Jesus do të largohet nga City pas afrimit të sulmuesit norvegjez, Erling Halaand.

“Citizens” po kërkojnë 60 milionë euro për brazilianin, kurse për shërbimet e tij janë të interesuar edhe skuadra angleze, Arsenal.

/GazetaBlic Sport/