Deputeti Enver Dugolli ka reaguar ndaj skandalit korruptiv ku dyshohet se është përfshirë këshillëtari i Liburn Aliut, raporton GazetaBlic.
Dugolli përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë i bindur se Liburn Aliu nuk korruptohet, teksa cek faktin se ai nuk është frikacak.
“Liburn Aliun e njoh në kohë të vështira. E njoh atëherë kur disa bënin biznes me Serbinë dhe kritikonin ata që merrnin guximin të organizoheshin për të fituar lirinë.Prandaj një gjë jam shumë i sigurt, për aq sa e njoh, dhe e njoh shumë mirë, Liburn Aliu nuk frikësohet e shantazhohet, e aq më më pak të korruptohet”
Sipas Dugollit, e vërteta do të del shumë shpejt në pah ku thotë se edhe në fillimet e Aliut ka pasur tendenca për të njollosur figurën e tij politike.
“E di që figura e pastër e Liburnit edhe mund t’i trembë disa, por s’kemi çka bëjmë, ai nuk do ua lag fytin askuj. Le të kokorizin sa të duan.
Çuditërisht, Liburnin u munduan ta pengojnë e ndalojnë edhe në fillim të mandatit (e që pastaj u vërtetua që nuk kishte asgjë të keqe, sepse kishte mbrojtur interesin publik), por ai nuk u ndal sepse e drejta mund të vonon por ajo triumfon”.
Sipas Dugollit është gjë e mirë që kanë filluar hetimet por, ai kërkon që këto hetime të shkojnë deri në fund.
“Dhe për fund, duke besuar plotësisht në punën e mirë dhe të ndershme të Liburnit, po dua të them; shumë mirë që kanë filluar hetimet, ama le të shkojnë deri në fund edhe ndaj atyre që për motive të ndryshme po tentojnë të njollosin figurën e tij”, përfundon postimi i tij./GazetaBlic/


