Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 5 raste pozitiv me virusin COVID-19, shkruan GazetaBlic.
Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Njoftimi i plotë i MSh-së:
02 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 400 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 59.


