Lajme

PDK denoncoi ministrat Gërvalla dhe Damka për keqpërdorimin e 1 milion eurove, Prokuroria nis hetimet

06/02/2022 13:39
nga:G B

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimet për raportimet e fundit në media, për rastet e dyshuara me korrupsion, raporton Gazeta Blic.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në komunikatë.

Kjo vjen pasi të mërkurën Partia Demokratike e Kosovës, në një konferencë për media ka denoncuar ministrat Donika Gërvalla dhe Fitim Damka, sipas tyre për një keqpërdorimin 1.1 milion eurosh./Gazeta Blic/

PDK denoncon ministrat Gërvalla dhe Damka, keqpërdorën mbi 1 milion euro