Sporti

Marrëveshja çështje e kryer, Pogba do të jetë futbollist i ri i Juventusit

06/02/2022 13:26
nga:Mergim Rreci

Paul Pogba është i vendosur të rikthehet në Juventus si agjent i lirë për herë të dytë.

Sipas ‘Goal’, fituesi i Kupës së Botës po largohet sërish nga Manchester United dhe një rikthim në Torino duket se është i pashmangshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori 29-vjeçar kaloi katër vjet me Bianconerët midis 2012 dhe 2016, duke fituar katër tituj ligë, dy Coppa Italia, dy Superkupa të Italisë dhe duke arritur në finalen e Champions League gjatë gjithë periudhës së tij.

Marrëveshja tashmë konsiderohet punë e kryer.

/GazetaBlic Sport/