Lajme

Tragjike/ Një burrë dyshohet se kreu vetëvrasje në Prishtinë, Policia jep detaje

06/02/2022 13:23
nga:G B

Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.

Ai ka thënë se dyshohet se ka bërë vetëvrasje dhe Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci për Gazeta Blic.