Sporti

Trepça – Golden Eagle Ylli, pritje të gjata të tifozëve për të siguruar një biletë

06/02/2022 10:10
nga:Mergim Rreci

Super spektakli i basketbollit kosovar vazhdon sonte me ndeshjen e katërt finale.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli, do të përballen në “Minatori”, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Suhareka ka avantazhin prej 2 me 1 nga tri takimet e zhvilluara, por që mitrovicasit kërkojnë sonte që ta barazojnë këtë seri, sidomos pas fitores së madhe të arritur në ndeshjen e kaluar si mysafir.

Pritet të jetë një atmosferë e “zjarrtë” në Mitrovicë, me tifozët e këtij qyteti që po presin nga ora 08:00, për të siguruar një biletë. Numri i tyre është jashtëzakonisht i madh.

/GazetaBlic Sport/