Dy meshkuj janë arrestuar pasi policia u ka gjetur rreth 18 kg substancë narkotike, të llojit marihuanë.
Policia njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.
Rasti ka ndodhur në Autostradë në Prizren, teksa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.


