Messi ishte një figurë e spikatur tek kombëtarja e Argjentinës në fitoren ndaj Italisë.
“Ishte një finale e bukur, për atë që jetuam, stadiumi plot me argjentinas. E dinim se ishte një skenar i bukur të bëheshim kampion dhe për fat ia dolëm”, ka thënë ai në një prononcim për ESPN, përcjell GazetaBlic Sport.
“Kemi luajtur një lojë shumë të kompletuar. Pjesa e dytë ishte spektakolare. Grupi po rritet gjithnjë e më shumë. Sot ishte një tjetër demonstrim se ky grup është i përgatitur për çdo gjë. Ne jemi këtu për të luftuar këdo”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/


