Lajme

Kajtazi: Ministri Liburn Aliu nuk është i përfshirë në aferën e këshilltarit të tij, besoj se do ta shkarkojë në mëngjes

06/02/2022 00:27
nga:Astrit Gashi

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se beson se ministri, Liburn Aliu, do ta shkarkojë këshilltarin e tij Florent Ramqaj.

Kajtazi ka shtuar se Ramqajn nuk do ta zërë mëngjesi si këshilltar.

“Unë besoj që ministri Liburn Aliu do të reagojë. Do të reagojë me shkarkimin e tij dhe me kërkesën për hetime nga Prokuroria. Unë besoj se nesër këta nuk do ta zërë sabahu si këshilltar”, tha ai në RTV Dukagini.

Tutje Kajtazi ka shtuar se është i bindur se ministri Liburn Aliu nuk është i përfshirë në këtë skandal.

Sipas tij ky është skandal ekskluziv i Florent Ramqaj

“Unë kam një bindje kjo është një aferë ekskluzivisht e Ramqajt. Kam bindje të thellë që Liburn Aliu nuk ka qenë në dijeni për një gjë të tillë.”

“Nuk besoj që ministri Aliu është i korruptum ia beson korrupsion këtij niveli. Nëse ai është i korruptuar është nivel tjetër dhe absolutisht nuk mundet me pasë as qasje në atë nivel korrupsioni. Për këtë arsye unë besoj që ministri do të reagoj dhe Ramqaj do të shkarkohet”, shtoi ai.