Sporti

Kuqezinjtë: Duam fitore ndaj Islandës e Izraelit

06/01/2022 20:41
nga:Lorik J

Kuqezinjtë e shohin veten të fortë dhe besojnë se ndaj Islandës dhe Izraelit do të arrijnë rezultate, madje nuk ngurojnë të thonë edhe fitore. Kjo do t’i shërbejë kombëtares për t’u ngjitur më lart në garën e Ligës së Kombeve.

“Kemi bërë disa gabime me Islandës dhe Izraelit në ndeshjet e kaluara dhe duam që t’i përmirësojmë ato. Duam të ngjitemi një Ligë më lart. Jemi favoritë të grupit, ne shpirtërisht mendojmë se do të fitojmë. Kemi vullnetin 200% për të fituar dhe të ngjitemi një Ligë më lart që të luajmë me kundërshtar më të fortë.

Në repartin e sulmit futbollistët e grumbulluar vijnë me shumë gola të shënuar, por vendi i titullarit nuk është asnjëherë i sigurte.

“E vështirë është kudo se kudo ka sulmues. Por këtu në kombëtare është normale se vijnë lojtarë të fortë, që janë më në formë. Është normale, por ne duhet të mendojmë vetëm të bëjmë mirë në stërvitje dhe pastaj zgjedhjet i bën trajneri”.

Kombëtarja vijon me ngarkesë normale me nga një seancë në ditë.